STUHIA E KUQE

STUHIA E KUQE

MIRËSEVINI TEK STUHIA E KUQE

STUHIA E KUQE Është grupi i tifozëve të klubit KF. Arbëria. Janë tifozët që skuadren e mbështetën përherë, në të mirë dhe në të keqe, në disfata dhe në fitore. Ata ishin kudo, në çdo stadium ku lunate ekpi I tyre I zemrës, duke I dhënë mbështetje dhe motivim gjithmonë. Ishin themeluar në vitin 2016 nga një grup djem të fshatit, ku edhe vendosen të quheshin , “ Stuhia e Kuqe” , kjo natyrisht i përkonte me ngjyrën e klubit ( e kuqe ), si dhe stuhinë , ku me të vërtetë ata krijonin stuhi me brohritmat dhe atmosferen e krijuar.

Tifozët janë jo vetem nga fshati yn ( Dobarjë ), por edhe nga shumë vende të tjera për rreth, dhe me gjerë, duke formuar kështu grupin e madh “Stuhia e Kuqe” , por natyrisht, numri sa vjen e shtohet. Me inkuadrimin në super ligen e Kosovës, tani më grupi numron shumë antar nën ombrellen e Stuhisë së Kuqe. Në fillim financoheshin nga kryesia e klubit, e me pas me ndihmën e bashkë fshatarëve mergimtar si dhe futboll dashësve të tjerë të fshatit dhe me gjerë.

Ata janë të zotuar që skuadra e tyre e zemrës, pavarisht situatave dhe periudhave, do t’a ketë mbështetjen e tyre përherë.