RRETH KLUBIT

RRETH KLUBIT

KLUBI I FUTBOLLIT ARBËRIA
KF Arbëria (Klubi Futbollistik Arbëria) është një klub profesionist futbolli nga Kosova i cili garon në Superligën e Kosovës. Klubi është i vendosur në Dobrajë të Madhe, një fshat në komunën e Lipjanit. Ndeshjet si nikoqir do ti luaj në stadiumin “Agron Rama” të KEK-ut. KF Arbëria do të garojnë në IPKO Superliga në sezonin 2020/21.

KRYESIA

JAHIR KRASNIQI
Kryetar
BASHKIM UKA
Nënkryetar
HYSNI BYTYQI
Nënkryetar
JAKUP BAHTIRI
Drejtor
LABINOT GASHI
Drejtor Sportiv
ALBAN BUBLICA
Sekretar
BESARTA GASHI
Zyrtare për Media
REXHEP BAHTIRI
Drejtor i stadiumit
BLERON UKA
Administrator
BESNIK MUKULANI
Anëtare Kryesie

HISTORIA E KLUBIT

Kush jemi ne:
Një histroi ndër breza.

E gjitha fillojë si një ëndërr, si një dëshirë e zjarrt e një grupi të vogel njerëzish, të cilët kishin shpirt sportisti, të cilët gëzonin një pasion të madh për futbollin. Ishte viti 1977 , ku në rrethana të asajë kohe, nuk është se gëzoje luksin të mendoje për gjëra të mëdha. Ku një ditë disa njerëz i u drejtuan këshillit të fshatit të asaj kohe, duke shprehur vullnetin e përbashkët për themellimin e një klubi futbolli. Ishte qershor i vitit 1977 ku disa të rinjë të fshatit para këshillit të fshatit propozuan një emer, “Përparimi” , do të quhej ekipi i futbollit , ai ekip që mbrenda vetes përmbante ëndrrën e madhe të rinisë së fshatit Dobrajë e Madhe.

Gjithçka eci me shpejtësi ku menjeherë u mobilizuan djemt ku filluan përgaditjet e para duke u marrë me regjistrimin e antarëve, djemve që do luanin në ekpin “Përparimi” , si dhe regjistrimin në federatën e atëherëshme, poashtu dhe duke bërë kërkesën për të zhvilluar lojrat në garat e ligës së III regjinale.

Lista e lojtareve të asaj kohe që ishin pjesë e klubit “Përparimi”, me trajner Adem Brestovcin

Xhelil Gashi ( portier ), Shemsi Gashi, Elmi Bublica, Sali Nuredini, Elhami Llugiqi, Fatmir Bytyqi, Enver Llugiqi, Haki Tafili, Skender Gashi, Nysret Llugiqi, Sylejman Statovci, Nuhi Bahtiri, Ismet Uka, Qemajl Rexhepi, Heset Llugiqi, Xhevat Berbatovci, Shefqet Bahtiri.

Këta emra, lojtar të asaj kohe, ishin udhë rrëfyes për shumë gjenerata tjera në vazhdim. Duke frymzuar shumë të rinjë të fshatit ndër vite të merreshin me futboll. Deri në vitet e 90-ta, ku rrethanat e asaj kohe, dhe pushteti Serb ndërpreu të gjitha aktivitet në tërë teritorin e Kosovës, edhe aktivitetet sportive gjithashtu.

Pas një shkëputje prej shtatë viteve, në vitin 1997, ishin përsëri sportdashësit e fshatit Dobrajë e Madhe, ku rikthyen klubin në funksionalitet. Por tani me një emer të ri, ku klubi do të quhet KF.Arbëria , ( për nderë të donatorit të klubit të asaj kohe nga fshati Dobrajë e Madhe, - Nazmi Rrustemi ),ku një biznes i tij mbante këtë emer, I cili mbeshteti klubin së bashku me qytetarët e Dobrajës, dashamirës të sportit, me ç’rast klubi u inkuadrua në ligen e parë të Kosovës.

Nga viti 2003 deri në vitin 2010 qëndroi në ligë të parë, kurse në vitin 2010, klubi pushoi akitivitetet e tij për arsye financiare dëri në vitin 2016.

Në këtë vit, saktësisht në datën 30 maj 2016, me interesimin dhe dashamiresit e sportit, dhe të gjithë atyre që dëshironin ta bënin klubin përseri aktiv, u regjistrua në ligen e dytë të garave në Kosovë, ku pas një viti garim, arritem të kalojmë në ligen e parë.

Tani më klubi kishte një president të ri, ishte ardhja në klub e z.Jahir Krasniqit dhe kontributi i tij i pa kontestuar për 4 vite rradhazi që e bëri skuadren KF.Arbëria të mos ndalej asnjeherë deri tek arritja e qellimit dhe asaj ku ndodhemi sot dhe ku po vazhdojmë me aq vullnet përpara.

Sezoni 2019/2020, sjelli rezultatet e synuara gjatë gjithë këtyre viteve. Kjo pasiqe KF.Arbëria, në krye presidentin z.Jahir Krasniqin , si dhe trajnerin z.Nuhi Bahtiri, pas fitoreve të korrura ndaj skuadrave tjera në ligen e parë, duke qëndruar disa javë rradhazi në poziten e parë të tabeles, e me pas edhe në poziten e dytë, deri në momentin kur këshilli egzekutiv i garave ndërpreu garat për shkak të pandemisë covid-19. Ku si rezultat klubi KF.Arbëria inkuadrohet në rangun më të lartë të garave në futbollin Kosovar, super ligen e Kosovës.

Skuadra jone, përseri në krye me presidentin z.Jahir Krasniqi edhe në këtë fillim sezonë mbetet e përkushtuar drejtë synimeve dhe realizimit të objektivave tona. Një gjë është e sigurt, dëshira e madhe, pasioni i madh për futbollin, si dhe këmbngulësia e vazhdueshme e sportistëve dhe sport dashësve kanë bërë që ky klub, të vazhdojë tutje.

Synimi është i qartë, objektivat janë të qarta, si dhe motoja jonë drejtë realizimit te vizionit tone poashtu i qartë : Të gjithë punojmë, për ti shërbyer të tërës.

SPONSORS